Alvin më frymëzoi.
Një nuhatje e mprehtë për biznes.
Inteligjent. Ide “jashtë kornizave”.
Shpresoj që kjo histori t’ju frymëzojë edhe ju.
Në zemër të zonës bujqësore të Fiersheganit, ku ullishtet janë me shumicë, Alvin Gjata pa atë që shumë pak të tjerë kishin menduar — një hapësirë, një mundësi, një biznes që mund të lulëzonte në një zonë ku pemët e ullirit shtohen, por ku nuk ekzistonte asnjë fabrikë vendase për të përpunuar prodhimin. Alvin pa përtej pemëve — ai pa potencialin.
I diplomuar dhe me një karrierë në financë, mbi 15 vite përvojë në biznesin e agroturizmit të familjes së tij dhe me instinkte të mprehta sipërmarrësi, ai vendosi të veprojë.
“Në zonën tonë kishte ullinj, por nuk kishte fabrikë të vajit të ullirit. Kërkesë kishte. Ne vendosëm: është koha për të ndërtuar diçka; nga ne, për ne.”
Dhe pikërisht ashtu, me vullnet dhe investim të konsiderueshëm, në nëntor të vitit 2023 u krijua Fabrika e Vajit të Ullirit ALSA — e bashkëthemeluar me xhaxhain e tij, Samiun. Tani ai e drejton biznesin së bashku me kushëririn e tij, Ersin. Emri ALSA, një kombinim i inicialeve të tyre, është tashmë simboli i cilësisë vendase, vlerave familjare dhe biznesit me këndvështrim largpamës.
Por historia e Alvinit mund të kishte marrë një drejtim krejt ndryshe në mungesë të mbështetjes transformuese të metodologjisë “Rritu me biznesin tënd”, të zbatuar nga UNDP.
Në fillim, Alvin kishte shifrat para syve. Analizën e tregut. Vizionin.
Ajo që i mungonte ishin njohuritë për të ndërtuar një markë, për të gjetur klientë dhe për t’u zgjeruar në mënyrë inteligjente.
Këtu është momenti kur ndërhyri UNDP. Biznesi i tij, bashkë me 11 të tjerë, u përzgjodh përmes një procesi rigoroz, të bazuar në kriteret e UNDP-së. Gjatë një takimi të organizuar nga skuadra e projektit dhe përfaqësues nga bashkitë, Alvin u lidh me ekipin e konsulentëve të projektit. Njëra prej tyre, Ana Kekezi, u bë një pjesë kyçe e udhëtimit të tij.
To read the full article, please head over to its original place of publishing at albania-undp.medium.com